Të fundit

Vdes një person në aksident trafiku në rrugën Gjilan-Kamenicë

Një 70 vjeçar ka vdekur pas një aksidenti trafiku në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili ka bërë të ditur se edhe një person tjetër ka pësuar lëndime.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 19:14 ka ndodh një aksident trafiku në mes dy veturav, në rrugën Gjilan Kamenicë afër fshatit Ranillug, ku një person SMK rreth 70 vjeçar  me urgjencë është dërguar në qendrën spitalore në Gjilan , por edhe për kundër ndihmës së ofruar ka nëdrrue jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, poashtu lëndime ka pësuar  edhe pasagjeri që ishte me të në veturë”, u shpreh ai.

Tutje, Hashani bëri të ditur se njësitet e komunikacionit rrugor janë duke i udhëheq hetimet rreth këtij aksidenti  të rëndë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci