Të fundit

Kryetari i Odës së Afarizmit s’pajtohet me mënyrën e ndarjes së 100 € nga Qeveria

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi mbështetjen e 800 mijë qytetarëve me nga 100 euro e vlerëson se 100 eurot ani se nuk janë të mjaftueshme për qytetarët, do të ishte e nevojshme të ndahen nga qeveria në formën e kuponave – bonave për blerje të prodhimeve vendore.

Kështu sipas Krasniqit, do të kontribuohet në mënyrë zinxhirore duke i dhënë një përkrahje prodhuesve vendor, si dhe ruajtjen dhe rritjen e të punësuarve.

“Ne duke analizuar edhe veprimet e shteteve të ndryshme, qoftë në rajon apo në Bashkimin Evropian, kemi kërkuar që kjo shumë rreth 100 milionë euro, të mos ndahet në paga apo në pensione te qytetarët, por kjo të bëhet në formë të bonave, meqenëse me këto bona të kenë mundësi qytetarët të blejnë produkte vendore. Në këtë mënyrë do të ndihmoheshin edhe qytetarët për blerje vetëm të produkteve dhe jo gjëra të tjera. Kështu do të ndihmoheshin edhe bizneset, si dhe punëtorët e sekorit privat ose prodhuesit tanë nga të cilët varen të hyrat e shtetit… Absolutisht nuk është e mjaftueshme, edhe shtetet e ndryshme gjatë gjithë kohës kanë reaguar në forma të ndryshme, në mënyrë që të ketë qarkullim më të madh të parave për qytetarët dhe bizneset dhe në këtë mënyrë bizneset të kenë mundësi t’i mbajnë punëtorët, por edhe qytetarët të mbijetojnë, marrë parasysh rritjen e çmimeve të mëdha që kanë ndodhur kohën e fundit”, thotë ai.

Për ta zbutur krizën të shkaktuar nga inflacioni i lartë dhe rritja e çmimeve, kryetari Krasniqi ka kërkuar nga qeveria ndryshimin e politikave fiskale.

“Lidhur me këtë, ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës, nga kryeministri Kurti që të ulet TVSh-ja në ushqim, nga 18 përqind në 5 përqind, ndërsa TVSh-ja në produkte esenciale nga 8 përqind të jetë për gjashtë muaj zero, në mënyrë që të ndihmohen bizneset, punëtorët dhe qytetarët që ta kalojnë sa më lehtë këtë kriza të madhe, sepse kemi të bëjmë me një inflacion shumë të madh, krahasuar me vitet e kaluara. Pra kemi rritje të inflacionit dhe rritje të çmimeve për naftë, për ushqime dhe nuk kemi rritje të pagave e as rritje të qarkullimit të shumica e bizneseve”, shprehet ai.

Javë në parë, qeveria mori vendim për dyfishim të asistencës sociale për muajin prill, 100 euro shtesë për të gjithë pensionmarrësit për muajin prill, 100 euro për 300 mijë punëtorët e sektorit privat, 100 euro për 80 mijë punëtorët e sektorit publik dhe 100 euro për 80 mijë studentët.

Deri tash këto mjete nuk janë shpërndarë për punëtorët e sektorit privat dhe studentët.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci