Të fundit

ShBA planifikon ta kthejë ambasadën në Kiev deri në fund të majit

Ambasadorja amerikane në Ukrainë tha se ambasada shpreson të kthehet në Kiev deri në fund të këtij muaji.

“Ne dëgjojmë ekspertët e sigurisë dhe kur ata të na thonë se mund të kthehemi, ne do të kthehemi,” tha Kristina Kvien.

SHBA njoftoi në shkurt se do të mbyllë ambasadën e saj në kryeqytetin ukrainas dhe do ta zhvendosë përkohësisht në Lviv, një qytet në perëndim të vendit.

Javën e kaluar, ambasadorja e Britanisë në Ukrainë, Melinda Simmons, tha se ishte “e kënaqur” me mendimin për t’u kthyer në Kiev, pavarësisht kërcënimeve ruse ndaj diplomatëve në qytet.

Ajo mbërriti në Kiev të premten vonë, pasi u njoftua se Britania do të rihapte ambasadën e saj në shenjë mbështetjeje për Ukrainën gjatë pushtimit rus, shkruan Sky News.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci