Të fundit

BE-ja konfirmon takimin e Lajçakut me Kurtin dhe Vuçiqin

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka konfirmuar se i dërguari i posaçëm i bllokut evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të jetë në Berlin më 4 maj, ku do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Paralajmërimet janë se Lajçak do të ketë edhe takim të përbashkët me dy liderët.

Nëse realizohet, ky do të jetë takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiqit që nga korriku i vitit të kaluar.

Shkuarja në Berlin e Kurtit dhe Vuçiqit është paralajmëruar qysh javën e kaluar, me ftesë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

“Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka ftuar presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti në vizita të posaçme bilaterale në Berlin, më 4 maj. Me ftesë të kancelarit Scholz, edhe i dërguari i posaçëm, Mirosllav Lajçak, do të jetë në Berlin më 4 maj për t’u takuar së pari me kancelarin, e pastaj edhe në një takim joformal me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

Në BE ka pasur disa përpjekje për të krijuar kushte për një takim të nivelit të lartë midis Kurtit dhe Vuçiqit, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por deri më tani pa sukses.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci