Skuadra e Barcelonës ka vendosur mos ta blejë kartonin e Adama Traores në fund të këtij sezoni, raporton Marca.
26 vjeçari u huazua në “Camp Nou” gjatë janarit dhe klubi spanjoll e ka mundësinë e blerjes së kartonit të tij prej 30 milionë eurosh.
Sidoqoftë, mediumi spanjoll zbulon se Barça do ta lë sulmuesin luftarak të rikthehet në Wolverhampton dhe ndërkohë ato para do t’i përdorë për t’ia vazhduar kontratën Ousmane Dembeles.
E nga “Blaugrana” gjatë verës mund të largohen edhe dy sulmuesit tjerë, holandezët, Luuk de Jong dhe Memphis Depay.
