Të fundit

Ky është kuptimi i fustanit të Blake Lively në Met Gala

Blake Lively ishte padyshim “Mbretëresha e Met Gala” këtë vit duke u shfaqur në tapetin e kuq me një fustan i cili pak minuta më vonë u shndërrua në diçka tjetër.

Blake veshi një fustan rozë me shkëlqim metalik të krijuar nga Versace. Pasi mahniti të pranishmit, aktorja u bë gati për surprizën e radhës.

Pranë saj u shfaqën disa burra me kostum që e ndihmuan të shndërronte fustanin. Në vetëm pak çaste, një bisht i gjatë i bruztë u shpalos. Dorezat gjithashtu ndryshuan.

Ylli i Hollywood-it shoqërohej nga bashkëshorti i saj Ryan Reynolds, i veshur me një kostum Ralph Lauren prej kadifeje me një papion të bardhë. Megjithatë, ishte Blake ajo që vodhi shfaqjen.

Aktorja shpjegoi se ajo ishte frymëzuar nga arkitektura e qytetit të New Yorkut, duke përfshirë një referencë për “Empire State Building” dhe e pajisur me një kurorë Lorraine Schwartz, duke iu referuar Statujës.

U tha gjithashtu se jeshilja, e cila u zbulua teksa ajo ecte në shkallët e Met, ishte “qëndisur me një hartë qiellore të frymëzuar nga 12 yjësitë e zodiakut që janë pikturuar në tavanin e Grand Central Station”.

Blake hyri menjëherë në trend në rrjetet sociale, me fansat që e uruan atë për ndjekjen e temës së këtij viti dhe veshjen pa të meta.

Blake i ka kushtuar vëmendje çdo detaji duke dëshmuar dhe njëherë pse ajo konsiderohet një ikonë e modës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci