Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova është në garë me futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messi, për golin e muajit në Ligën Franceze.
Zhegrova kishte shënuar një gol të bukur ndaj Angers, gol ky i cili është në garë me atë të Messit.
Ylli kosovar dhe ai argjentinas janë favoritë për ta fituar këtë çmim prestigjioz, i cili ndahet çdo muaj në Ligue 1.
Zhegrova i ka realizuar dy gola deri tash me ekipin francez, ndërsa spekulohet se interesim për të ka shfaqur Arsenali.
