Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se opozita e ka lëshuar seancën e Kuvendit dhe se nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të vazhduar me pikat e tjera të rendit të ditës.
Konjufca bëri të ditur se janë 47 amendamente për t’u votuar por meqenëse janë 57 deputetë, nuk ka konsensus nga ana e ligjvënësve.
Kryekuvendari bëri të ditur se seanca tjetër do mbahet në javën e ardhshme.
“Tash i kemi 47 amendamente të këtij projektligji, por i kemi 57 deputetë në sallë. PDK-ja dhe LDK-ja e lëshuan seancën më herët. Tash edhe AAK-ja dhe Lista Serbe më duket. Nuk kemi kuorum të mjaftueshëm. Vazhdojmë javën e ardhshme me pikat që na kanë mbetur pa u votuar. Deri atëherë mirupafshim”, tha Konjufca.
