Të fundit

Fifi flet për lidhjen me Adisin: I shkrova e para, atë ditë e putha

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raci e njohur si Fifi së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e aktorit Donald Veshaj “Më lër të flas” me ç’rast ka shpalosur detaje nga jeta e saj.

Ndër të tjerash Fifi ka folur për njohjen e saj me partnerin e saj, Adis Patushin.

Interpretuesja e shumë hiteve tregoi se me Adisin u njoh përmes mikut të saj, Kledi Bahitit, dhe pas disa takimesh verbale mes miqsh, ajo vendosi që t’i shkruante e para dhe po atë ditë edhe i dhuroi puthjen e parë.

Fifi dhe Adis
Fifi dhe Adis

“Marrëdhënia me Adisin është gjithçka që kam ëndërru në jetë. Është dashur me u fut në BB me njoh Kledin dhe pastaj me njoh Adisin. Kledi është kushëri i Adisit. Unë nuk kam unazë, kur ta kem, blihen këpucët. Jena taku dy tre her pasi kam dalë nga BB. Pasi doli PM ishim mbledh krejt dhe Kledi u ul përball meje, tha më pyeti Adisi ça shenje je. Thash leje se i shkruj vet, jam dashi thash. Më ka ardh më ka taku. Atë dit e putha. Ishin tre katër qirinj të ndezur dhe nuk i rezistova dot”, tha Fifi në “Më lër të flas”.

Fifi është njëra ndër këngëtaret më të kërkuara në tregun muzikor. Ajo është shumë aktive sa i përket projekteve muzikore.

Kënga e saj e fundit e publikuar është ajo me Gent Fataline cila titullohet “Pikturë”. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe ka grumbulluar më mijëra klikime.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci