Të fundit

22 të vdekur pasi një cisternë gazi shpërthen afër një hoteli në Havana

Ka shkuar në 22 numri i të vdekurve, pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi një ditë më parë në një nga hotelet më luksoze me pesë yje të Havanës, në Kuba.

Mendohet se një cisternë gazi e cila ishte parkuar jashtë hotelit Saratoga në Havanën e Vjetër mori flakë, duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi disa kate të ndërtesës.

Hoteli historik kishte vetëm katër ditë që ishte hapur, pas pandemisë. Tani është kthyer në gërmadha, shkruan BBC.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar për të gjetur njerëzit e bllokuar nën rrënoja. Presidenca Kubane tha se në mesin e të vdekurve ishte një grua shtatzënë dhe një fëmijë.

Ngjarja e rëndë ndodhi teksa turizmi në vend po rikthehej nga dy vite të vështira të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Hoteli Saratoga, një pikë referimi në distriktin kolonial të kryeqytetit, ishte mbyllur për rinovim gjatë pjesës më të madhe të kësaj periudhe. Ndërtesa e shekullit të 19-të është simboli i Havanës dhe vizitohet nga të famshëm.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci