Të fundit

Deputetja e LDK-së: Kurti nuk është i mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë

Pas më shumë se një viti në krye të ekzekutivit të vendit, Albin Kurti bëri vizitën e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 6 maj.

Ai po vazhdon vizitën e tij si kryeministër në shtetet më mike të Kosovës.Qeveria paralajmëroi takime të ndryshme të tij gjatë vizitës atje, duke mos publikuar një agjendë se me kë do të takohej në SHBA.

E, nga opozita dhe analistët ka pasur kritika që deri më tani kryeministri nuk ka realizuar takime në Shtëpinë e Bardhë, duke potencuar se qëllimi duhet të jetë aty.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, duke folur për Gazeta Blic për vizitën e Kurtit në SHBA, tha se ai do të duhej ta niste vizitën në Shtëpinë e Bardhë, për të vazhduar më pas takimet e tjera.

“Siç jeni në dijeni, Kryeministri Kurti ka tri ditë që po qëndron në ShBA dhe ende nuk e ka realizuar asnjë takim në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Në rrethana të zakonshme, një Kryeministër i një shteti, do duhej të niste vizitën në ShBA nga takimet në Shtëpinë e Bardhë, për të vazhduar me tej sipas agjendës së paraparë”, është shprehur ajo.

Por, sipas Krasniqit, duket se Kurti nuk është i mirëpritur aty dhe se kjo nuk i bën aspak nder Kosovës.

“Siç duket Kryeministri Kurti nuk është i mirëpritur aty, e kjo situatë nuk i bën aspak nder vendit tonë, megjithatë mbetet të shihet nëse do të ketë një takim të atij niveli deri në fund të vizitës”, ka deklaruar deputetja e LDK-së.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci