Të fundit

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi fizikisht dy policë në Kaçanik

Një person është arrestuar në fshatin Biçec të Kaçanikut pasi ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Sipas njoftimit i dyshuari N.H. 33-vjeçar, dy muaj më parë ishte arratisur nga burgu i Smërkovnicës..

“Gjatë arrestimit të tij, në përpjekje për të ikur, i dyshuari ka sulmuar dy zyrtarët policor, duke ju shkaktuar lëndime trupore, të cilët më pas kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Tretman mjekësor ka pranuar edhe i dyshuari”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut dhe pas intervistimit nga policët hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci