Të fundit

OKB do të mbajë seancë speciale për Ukrainën të enjten

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut do të mbajë një seancë speciale për Ukrainën këtë javë pasi Kievi bëri thirrje për një rishikim të situatës atje, tha zëdhënësi Rolando Gomez, raporton BBC, transmeton Paparaci.

Kjo është pasi Yevheniia Filipenko, ambasadorja e Ukrainës në OKB, shkroi një letër duke i kërkuar asaj që të marrë në konsideratë “raportet e fundit të krimeve të luftës dhe shkeljeve në shkallë të gjerë në qytetin e Bucha… dhe raportet e vazhdueshme për viktima masive në qytetin e Mariupol”.

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Gjermania ishin midis 55 vendeve që nënshkruan dokumentin.

Takimi, i cili pritet të zhvillohet të enjten, mund të përfshijë një rezolutë që i ngarkon Komisionit të sapoformuar të Hetimit për luftën që t’i japë një raport të detajuar këshillit më vonë këtë vit.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci