Ana Kabashi na befason gjithmonë me paraqitjet e saj.
Ajo në llogarinë e saj në Instagram, ka postuar disa fotografi në të cilat duket provokative.
“Bëni rregullat tuaja”, shkroi ajo në mbishkrim e postimit në Instagram.
Ana shihet në disa poza tejet provokuese, ku edhe vuri në pah format trupore. Ajo shihet e veshur me një palë xhinse dhe me një bluzë sportive, me një xhaketë dhe taka me ngjyrë të zezë.
Këngëtarja shqiptare ndonëse mjaft aktive në rrjetet sociale, ajo nuk e lë anash as muzikën.
Ndërsa aktualisht, Ana po shijon suksesin e këngës “Sa kem pi”, e cila u publikua në Gusht të këtij viti.


