Të fundit

Dështimi i Barcelonës me Philippe Coutinhon

Transferimi i Philippe Coutinho në vitin 2018 nga Liverpool bëri bujë të madhe në Spanjë. Skuadra e Barcelonës shpresat e saj i mbështeti në talentin e yllit brazilian, por rezultatet dolën të ishin dështim për klubin.

Coutinho i kushtoi drejtuesve të klubit 188 milionë dollarë, ndërsa vetëm pas dy vite e huazuan te skuadra e Bayernit.

Ani pse shënoi kundër Barcelonës sa ishte pjesë e Bayernit, Coutinho nuk arriti ta gjente formën për të cilën ishte transferuar, ndërsa as skuadra gjermane nuk u nda e kënaqur me rezultat e tij.

Pas rikthimit në “Camp Nou”, 29-vjeçari u transferua prapë në formë huazimi, por këtë radhë te skuadra e Aston Villas.

Ndryshe nga Barcelona e Bayerni, Villa u shpreh i kënaqur me performancën e sulmuesit brazilian dhe ka pranuar një marrëveshje për blerjen e tij.

Coutinho pritet të bëhet i Aston Villas për një shumë prej 21 milionë dollarëve, çka do ti shkaktonte Barcelonës një humbje prej plotë 167 milionë dollarëve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci