‘Yeezy’, marka e njohur e veshjeve të reperit Kanye West, është paditur nga shteti i Kalifornisë.
Në padi pretendohet se ‘Yeezy’, ka shkelur në mënyrë të përsëritur kodin e biznesit të shtetit, duke dështuar në dërgimin e artikujve brenda tridhjetë ditëve dhe duke dështuar të sigurojë njoftime për vonesa për konsumatorët e Kalifornisë.
Sipas Kodit të Biznesit të Kalifornisë nëse një kompani nuk dërgon produkte të porositura në internet brenda një afati kohor 30 ditor, ajo duhet të sigurojë një rimbursim, të dërgojnë “mallra zëvendësuese ekuivalente ose superiore” dhe t’i dërgojë klientit një njoftim me shkrim për vonesë.
Kanye West nuk ka komentuar asgjë dhe nuk iu është përgjigjur kërkesës së Bussines Insider për komente.
“Yeezy” domeni i listuar në padi, thotë se klientët duhet të lejojnë 2-3 ditë pune për përpunimin e porosisë tuaj dhe 3-5 ditë për dërgimin.
Ndërsa West bashkëpunoi me kompaninë “Adidas” për të shitur veshjet e “Yeezy”, “Adidas” nuk u emërua si e pandehur në padi.
Kjo nuk është hera e parë që marka e Westit çohet në gjykatë.
Në prill, gjigandi i shitjes me pakicë “Walmart” paraqiti një ankesë në Zyrën e Patentave dhe Markave Tregtare të ShBA-së, duke argumentuar se dizajni i logos së “Yeezy” duket shumë e ngjashme me atë të “Walmart”.
