Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të qëndrojë për një vizitë njëditore në Belgjikë, ku do të marrë pjesë në një darkë në Bruksel të organizuar nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, për liderët e Ballkanit Perëndimor, ka kumtuar shërbimi për informim i Vuçiqit.
Me këtë rast, presidenti serb Vuçiq do të ketë takime dypalëshe me shefin e diplomacisë së BE-së Joseph Borrell dhe me Komisionarin për Zgjerim Oliver Varhelyi.
Përveç presidentit të Serbisë edhe presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të BeH Zoran Tegeltija kanë konfirmuar ardhjen e tyre në Bruksel./Paparaci
