Të fundit

Pique pranon se ka qarë pas largimit të Messit

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka pranuar se ka qarë pasi ka marrë vesh lajmin për largimin e Lionel Messis nga Barcelona.

Transferimi i Messit nga Barcelona ishte shumë i pa pritur, por duket se më të vështirë e kishte Pique.

Mbrojtësi spanjoll ishte mik i ngushtë i yllit argjentinas, i cili theu rekorde të panumërta gjatë një periudhe të paharrueshme në “Camp Nou”.

“Kam qarë kur Messi u largua nga Barcelona. Unë qava për të. Për karrierën që ka pasur te Barça, do të ishte mirë nëse do të kishte qëndruar deri në fund të karrierës në klub”, ka thënë Pique.

“Unë mund ta kuptoj pse Messi nuk rinovoi. Klubi po vuante shumë ekonomikisht për shkak të presidentit të kaluar dhe mënyrës sesi ai e menaxhoi klubin”. shtoi ai.

“Messi ishte lojtari më i mirë i Barcelonës. Gjithmonë kam thënë se ne kishim Messin për të fituar tituj, por duhej të kishim edhe një ekip të mirë. Një lojtar i vetëm nuk mund të fitojë tituj”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci