Të fundit

Ky është kandidati që kuota gjinore e la jashtë asamblesë komunale

Ndonëse morri 614 vota në zgjedhjet komunale të 17 tetorit, mjaftueshëm për t’u bërë asamblist, për Suhat Ademin nga Iniciativa për Fushë Kosovë Egjiptian – Ashkali, ulja në kuvendin komunal të Fushë Kosovës do të jetë e pamundur. Kjo për shkak të kuotës gjinore.

“Jam më i votuar në Fushë Kosovë. Është marrë vendim nga KQZ të respektohet gjinia femërore. Unë prapë e respektoj atë vendim sepse është një vajzë e komunitetit tim e cila për herë të parë arrin që me pas në asamble një vajzë”, tha ai për Klan Kosova.

E vendin e tij do ta zë Qëndresa Ademi nga kjo iniciativë e që në këtë garë kishte 514 vota më pak.

Por këtë ulëse asaj ia siguron Ligji për zgjedhje lokale që garanton 30 përqind të ulëseve të jenë të rezervuara për gjininë femërore.

“Unë mendoj që kuota gjinore është e drejt se në këtë rast përmes saj mundemi të rrisim fuqizimin ndaj vajzave dhe grave në shoqërinë tonë”, tha ajo.

Në Fushë Kosovë jetojnë rreth tre mijë banorë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci