Të fundit

PDK: Nuk e votojmë projektligjin për rritjen e pagës minimale

Kuvendi ka nisur mbajtjen e seancës, me pikat e rendit të ditës të mbetura nga seanca e 5 majit.

Në këtë seancë po bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Ministri i Financave, Hekuran Murati,  tha se pas 11 viteve po hapet rrugë për rritjen e pagës minimale në Kosovë.

Nga Grupi Parlamentar i PDK-së janë deklaruar se nuk do ta votojnë këtë projektligj. Mërgim Lushtaku nga PDK tha se ky projektligj shkel rregullat e  përcaktimit të pagës Minimale.

“Nuk do ta votojmë, për shkak se shkel rregullat e përcaktimit të pagës minimale dhe shkel disa kategori të ndjeshme të shoqërisë si veteranët.

Ju si VV e dimë se keni harruar dialogun social, kjo po shihet qartë edhe në këtë pjesë të projektligjit.

Ne e mbështesim, por me një dialog social. VV po mundohet që të synojë rritjen sado të vogël të pagës minimale dhe të arsyetohet tek elektorati se gjoja ka arritur një rritje të pagës minimale. Qeveria po mundohet të tejkalojë çdo dialog social me këtë ligj”, tha ai në seancën e Kuvendit. /Paparaci/

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci