Të fundit

Selakoviq pretendon: Katër shtete tërhoqën njohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq, pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka deklaruar se presidentit Aleksandar Vuçiq ia ka dorëzuar sot notat e katër vendeve që kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

“Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka autorizuar presidentin Vuçiq që të informojë publikun e gjerë për vendet në fjalë kur ai e sheh të nevojshme”, tha Selakoviq.

Derisa ka përmendur edhe dy shtete që sipas tij po e ndihmojnë Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Në media u raportua se mbledhja ishte thirrur për Kosovën pas aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj. Autoritetet e Kosovës të enjten zyrtarisht aplikuan në këtë organizatë e cila merret me të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci