Të fundit

Rusia godet rafinerinë e naftës në Ukrainën qendrore

Trupat ruse kanë gjuajtur raketa në një rafineri nafte në qytetin industrial Kremenchuk në Ukrainën qendrore, sipas ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës, raporton Sky News, transmeton Paparaci.

Zyrtarët thanë se kapaciteti i prodhimit të rafinerisë së naftës u shkatërrua, së bashku me rezervuarët e karburantit.

Ndërkohë, Kievi thotë se Moska ka rrëzuar një avion ukrainas Su-27 në rajonin e Kharkiv.

Autoritetet shtuan se ushtria ruse ka vazhduar të bombardojë qytetin e Dergachiv në rajonin verilindor të Ukrainës.

Mësohet se dy persona janë vrarë dhe katër janë plagosur.

Si rezultat, këshilli i qytetit të Dergachiv tha se “asnjë ndihmë humanitare” nuk do të jetë në dispozicion të premten.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci