Të fundit

Identifikohen 44 fëmijë lëmoshëkërkues në Kosovë

Policia e Kosovës ka identifikuar 44 fëmijë dhe 22 të rritur lëmoshëkërkues gjatë planit operativ “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit” për tri ditë, nga 10 deri më 13 maj.

36 nga fëmijët lëmoshëkërkues janë shtetas të Kosovës dhe tetë janë të Shqipërisë, njoftoi Policia e Kosovës në një komunikatë të shtunën.

“Nga data 10.05.2022 deri më 13.05.2022, nga raportimet nga tereni, janë arritur këto rezultate dhe janë shënuar këto aktivitete: Identifikimi i 44 fëmijëve lëmoshë-kërkues, prej tyre 36 shtetas kosovarë dhe 8 shtetas të Shqipërisë; Identifikimi i 22 lëmoshë-kërkuesve të rritur, prej tyre 14 shtetas kosovarë dhe 8 shtetas të Shqipërisë”, thuhet në komunikatë.

Ndaj 16 personave është ngritur kallëzim penal, kurse të gjithë fëmijët janë referuar në QPS-në përkatëse.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci