Të fundit

Volodymir Zelensky me një mesazh publik për Eurovision

Presidenti  ukrainas Volodymir Zelensky ka bërë apel për mbështetje ndaj vendit të tij në konkursin e këngës “Eurovision.”

“Këtë vit Eurovisioni mbahet në Itali, Torino, falë fitores së Maneskin në edicionin e mëparshëm. Së shpejti në finalen e Eurovizionit , kontinenti dhe e gjithë bota do të dëgjojnë fjalët e gjuhës sonë. Dhe besoj se në fund kjo fjalë do të jetë “Fitore”! Evropë voto Orkestrën Kalush ”– kështu nis mesazhi i presidentit ukrainas në një video në Telegram.

Duke kujtuar se kodi që duhet të votojnë është “12”, Zelensky përfundoi duke thënë:

“Ne mbështesim bashkatdhetarët tanë! Le të mbështesim Ukrainën!”

Grupi folk-rap i Ukrainës Kalush Orchestra është kualifikuar në finalen e madhe të Eurovision, madje është nëj nga pretendentët kryesore.

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili organizon Eurovizionin, vendosi që asnjë media ruse nuk do të mund të merrte pjesë këtë vit, pasi Rusia nisi pushtimin ndaj Ukrainës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci