Blerta Deliu-Kodra, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar për mos-ftesën e Kosovës nga ShBA në Samitin e Demokracisë që do të mbahet në dhjetor të këtij viti në ëashington.
Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Deliu-Kodra ka theksuar se kjo mos-ftesë do ta dëmtojë imazhin e Kosovës e po ashtu edhe argumentin lobues në procesin e njohjeve të reja, përcjell Paparaci.
Sipas saj, ky zhvillim është lëndim i garancës amerikane se Kosova po zhvillohet në një shtet demokratik.
“Pëveç faktit që demonstron hapur raportin e cenuar të kësaj Qeverie me Shtetet e Bashkuara, mosftesa në Samitin e Demokracive, të organizuar nga Presidenti Biden, do të dëmtojë edhe imazhin dhe argumentin lobues për njohje. Garanca amerikane në botë, se Kosova po zhvillohet në një shtet demokratik, ka qenë argumenti më i fuqishëm i diplomacisë kosovare në kërkimin të njohje të reja. Mos dërgimi i ftesës në Samitin e Demokracive shpreh, në mënyrë implicite, dyshimin amerikan për orientimin politik dhe strategjik të Kosovës. Kjo konsekuencë e prodhuar nga Qeveria, për më tepër, do të ushqejë aspirimet e politikave dhe vendeve anti-perëndimore të shtrijnë ndikimin e tyre në Kosovë”, ka shkruar ajo.
