Të fundit

ShBA përgëzon Kosovën për sanksionet ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përgëzuar Kosovën, e cila ka shtuar të hënën sanksionet kundër Rusisë, në përputhje me sanksionet e vendosura nga ShBA dhe Bashkimi Evropian, prej kur Moska ka nisur sulmin e paprovokuar në Ukrainë më 24 shkurt.

Ambasada amerikane në Prishtinë përmes Twitter-it deklaroi se Kosova përveç se ka miratuar sanksionet, ka ofruar edhe mbështetje për refugjatët dhe gazetarët ukrainas duke i dënuar kështu  veprimet e pajustifikuara rusa.

“#TëBashkuarMeUkrainën. Shtetet e Bashkuara e përgëzojnë Kosovën për solidaritetin e saj me Ukrainën—duke miratuar sanksione, duke ofruar mbështetje humanitare për refugjatët dhe gazetarët dhe duke dënuar veprimet e pajustifikuara, të paprovokuara dhe vdekjeprurëse të Rusisë”, thuhet në postimin e ambasadës në Twitter.

https://twitter.com/USEmbPristina/status/1526532914804137985?cxt=HHwWgoC9zaPmqq8qAAAA

Në pakon e sanksioneve përfshihen ndalesa edhe për Bjellorusinë.

Sanksionet e Kosovës nënkuptojnë ngrirje të aseteve të të sanksionuarve në territorin e Kosovës, ndalim të operimit në tregun financiar kosovar, ndalim-udhëtimi, si dhe bllokim të qasjes në fonde për të sanksionuarit.

Përveç këtyre sanksioneve, Qeveria e Kosovës është pajtuar edhe për vendosje të masave kufizuese për grupin Wagner, i cili përbëhet nga mercenarë me bazë në Rusi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci