Të fundit

Burri i zhveshur ngec në murin e teatrit në New York

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në New York, ku një burrë kishte ngecur mes mureve të një teatri, krejtësisht i zhveshur. Për ta shpëtuar atë në ndihmë erdhën zjarrfikësit.

Zjarrfikësit çanë murin dhe nxorën nga aty burrin që mendohet se kishte dy ditë i bllokuar aty.

Në një postim në Facebook, departamenti i zjarrfikësve tha se nuk ishte e qartë se si ishte futur burri aty.

Ndërsa drejtori i teatrit sqaroi se stafi e kishte parë gjatë javës këtë person, duke ecur në afërsi të godinës, por një ditë nuk e kishin parë më: “Nuk e di pse ka hyrë. Ndoshta ka dashur të qëndrojë ngrohtë ose të përdorë tualetin”.

Policia njoftoi se burri vuante nga sëmundje mendore dhe nuk do të procedohet penalisht dhe as nuk do të identifikohet.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci