Të fundit

Deputetja e LDK-së për vizitën e Kurtit në SHBA: Ka shkuar në ekskursion

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku, e ka quajtur ekskursion vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka thënë se që nga vitet e 90-ta, asnjë kryeministër nuk ka ndodhur që të qëndrojë kaq gjatë jashtë vendit, duke e ditur se qytetarët e Kosovës po përballën me probleme mjaft të mëdha.

“Deri tash nuk ka asnjë efekt vetëm është një ekskursion për veten e tij dhe mund të shkojë personalisht por jo në emër të kryeministrit apo si kryeministër sepse nuk e ka luksin Kosova. Kryeministri e ka lëshuar Kosovën më shumë se dy javë dhe asnjëherë nuk ka ndodhur prej viteve 90 që një kryeministër të shkojë kaq gjatë nëpër shtete të tjera. Zakonisht mazhoranca po merret me Ukrainën dhe i kanë harruar problemet e qytetarëve që jeta e tyre është bërë e papërballueshme. Dhe gjithçka çka zotëri Kurti ka premtuar nuk i ka realizuar”, ka thënë Bunjaku.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci