Të fundit

Javën e ardhshme ekzekutohen shtesat nga 100 euro për punëtorët

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të ekzekutohen shtesat nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat.

Sipas Ministrisë, deri tash mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për këtë mbështetje.

Aplikimi mbyllet sot.

“Mnistria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se sot është afati i fundit për të aplikuar për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit.

Aktualisht, mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 Euro.

Gjithashtu, vlen të theksohet se MFPT tashmë ka themeluar Komisionin Zbatues për vlerësimin e aplikacioneve dhe gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi i tyre dhe ekzekutimi i mjeteve”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci