Ish – presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar gjyqin më të famshëm për momentin mes Johnny Depp dhe Amber Heard.
Trump me ironi në rrjetin social “Truth Social” ka thënë se ‘janë një çift i bukur’.
Tutje ai ka thënë se Depp po e paditë Heard për një shkrm të publikuar në një gazetë që nuk e lexon askush.
“A e ka parë ndonjëri atë gjyqin Johnny Depp/Amber Heard? Sa çift i bukur janë, ëë?”
“Së pari, Johnny po e padit se ajo ka shkruar një artikull në një gazetë të vogël që nuk e lexon asnjeri. Ç’kuptim ka kjo?”, shton Trump duke iu referuar me ironi ‘Ëashington Post’.
Trump tutje ka shtuar shumë çifte po mësojnë problemet mes tyre si rezultat i legjendës së papëlqyeshme televizive.
Ai shtonte më tej: “Ka shumë akuza të ulëta, më shumë më pëlqeu ajo që i lëshon shishen dhe i thyen gishtin, ajo gruaja duhet të ketë krahun e një sulmuesi bejsbolli”.

Depp ka mohuar akuzat se ka ushtruar dhunë ndaj Heard por thotë se është ai viktimë e dhunës së saj psikologjike dhe ofendimeve.
Pretendimet e saj për dhunë nga Depp shoqërohen gjithmonë me akuza për tradhti bashkëshortore, çka mohohen nga aktori.
