Të fundit

Avokati i Kadri Veselit thotë se Nazim Bllaca ka vdekur

Në seancën e sotme të zhvilluar në HaGë, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka thënë se Nazim Bllaca ka vdekur.

“Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. Kishte informata që ka qenë aset serb, i paguar nga Serbia”, ka thënë Emmerson.

Nazim Bllaca, në vitin 2009 ishte vetë deklaruar si pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK). Publikisht ai pati thënë se ka bërë vrasje për llogari të kësaj organizate.

Deklarata e tij kishte marrë vëmendJe të madhe në atë kohë. Ai menjëherë ishte marrë nën mbrojtjen e EULEX-it, si dëshmitar i mbrojtur.

Nazim Bllaca e kishte shpallur vetën ish-agjent i ShIK-ut të Kadri Veselit dhe më keq: i një njësie për vrasje që drejtohej nga Azem Syla.

Pas deklaratave të tij, ai ishte larguar nën mbrojtje të EULEX-it nga Kosova, pas disa proceseve gjyqësore në Kosovë, ku u dënuan dhjetëra persona.

Ben Emmerson në seancë foli edhe për dëshmitarët e tjerë të Prokurorisë.

“Ekzistojnë prova që shërbimet e Serbisë kanë tentuar të korruptojnë dëshminë e cila është paraqitur para Tribunalit të Hagës. Njëri nga dëshmitarët e ka pranuar, se dëshmia e tij ishte e rrejshme. Kjo do të ishte një material që do ta diskreditonte çështjen e Prokurorisë. Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. Kishte informata që ka qenë aset serb, i paguar nga Serbia”, theksoi Ben Emmerson.

E avokati i Thaçit në këtë seancë foli për Dick Martyn.

“Raportet dëshmojnë se një numër materialesh janë marrë nga Serbia e që janë shfrytëzuar nga Dick Marty. Është zbuluar përpjekje për të vrarë Dick Martyn. Autoritetet serbe nxorën një kontratë për vrasjen e Martyt për të fajësuar për këtë shqiptarët e Kosovës”, ka thënë Keohe, transmeton Nacionale.

Por, ai nuk është lejuar ta vazhdojë fjalën nga gjyqtari i procedurës paraprake, me arsyetimin se kjo nuk është tema.

“Kur ndodhi ky kërcënim? Pak pasi klientët tanë u sollën këtu në Hagë, nga fundi i 2020, shërbimi sekret zviceran e kanë marrë në mbrojtje Martyn, pra kanosja ka ndodhur”, ka thënë Keohe.

“Flisni për materialet konkrete shfajësuese”, ishte ndërhyrja e gjyqtarit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci