Të fundit

Festa e “çmendur” e tifozit më të flaktë të Milanit pas shpalljes kampion

Skuadra dhe gjithë tifozët e Milanit ishin në festë dje pasi arritën titullin kampion pas 11-të vjet pritje, por duket se askush nuk i është gëzuar më shumë festës se Tiziano Crudeli, njëri prej tifozëve më të flaktë të Milanit.

Crudeli njihet për spektaklin që e dhuron në studiot televizive kur luan skuadra e tij e preferuar dhe një gjë të tillë e bëri edhe dje në fitoren 3:0 ndaj Sassuolos.

Ai e shijoi çdo moment, u gëzua për golat, e mbi të gjitha kur përfundoi ndeshja, me ç’rast Milani e siguroi edhe titullin e 19-të të kampionit.

Në studio kishte edhe tifozë të Interit dhe ai po i ngacmonte edhe ata, siç bën zakonisht me kundërshtarët.

Crudeli pa dyshim është hijeshia e tifozëve të Milanit.

Ai është bërë tashmë i njohur në botë me reagimet dhe festimet e tij për skuadrën e zemrës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci