Të fundit

Avdullah Hoti ka tre kërkesa për Izraelin

Ish -Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i cili ka nënshkruar njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Izraelit në Washington në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga ish-Presidenti Donald Trump në shtator të vitit 2020, sot ka bërë tre kërkesa për këtë shtet të Lindjes së Mesme.

Sic ka njoftuar ai, të hënën, në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael, ka zhvilluar takim online me Kryetarin e Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael në Parlamentin e Izraelit, deputetin Ali Salalha.

Në takimin ku pjesëmarrës ishin Tamara Ziv, Ambasadore e Izraelit për Republikën e Kosovës, dhe Ines Demiri, Ambasadore e Republikës së Kosovës në Izrael, Hoti ka shtruar tre kërkesa.

1. Marrëveshja për tregti të lirë në mes të dy vendeve.

2.Marrëveshja për eliminim të tatimit të dyfishtë.

3.Të punohet për lëvizje pa viza për qytetarët e të dy vendeve.

4.Marrëveshja për punësim sezonal në Izrael.

Salalha u shpreh i gatshëm për të shtyer përpara këto kërkesa. Të dyja palët u dakorduam që se shpejti të takohemi dhe t’i konkretizojmë këto kërkesa që janë të rëndësishme për qytetarët tanë” ka shkruar ish _Kryeministri.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci