Të fundit

Kurti nuk u ndahet kompanive të IT-së, e takon edhe një në Davos

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Davos ka takuar bashkëdrejtuesin dhe bashkëthemeluesin e kompanisë softuerike Celonis, Alexander Rinke.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit në një komunikatë për media Celonis ka mbi 3 mijë punëtorë, konsiderohet si kompania e teknologjisë me rritjen më të shpejtë në mbarë botën dhe nga viti 2015 ka edhe zyrën e saj në Prishtinë në të cilën ka të punësuar 74 veta.

“Derisa z. Rinke foli për përvojën e tyre në Kosovë dhe shërbimet që Celonis i kryen në Prishtinë për klientët e saj, Kryeministri Kurti tha se me popullatën e re dhe profesionale që vendi ka, shtrirjen më të gjerë të internetit në Evropë, potencialin e dëshmuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe me qeverinë që mbështet këtë sektorë, Kosova synon që të bëhet qendra e radhës e kësaj fushe në Evropën Juglindore”, shkruhet në komunikatë.

Tutje njoftohet se Kurti ka ftuar kompaninë Celonis që të konsiderojë Kosovën në strategjinë e tyre të zgjerimit, teksa po ashtu ka diskutuar me Rinke mundësitë që Celonis të jetë urë lidhëse ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe komunitetit të startup-ve në Gjermani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci