Të fundit

Policia kap drogë në veri, Sveçla jep detaje përsëri

Dogana së bashku me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar një aksion në fshatin Rudine të Zveçanit, ku dhe u zbulua një laborator droge.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia ka zbuluar laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10 mijë fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg.

“Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin social Facebook.

Ai ka konfirmuar se gjatë aksionit zyrtarët policor janë gjuajtur me armë zjarri.

“Përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material”, shtoi ai.

Dëgjohen të shtëna me armë zjarri në Zveçan gjatë aksionit të policisë dhe doganës

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci