Që prej fillimit të luftës, janë të shumta teoritë e ngritura në lidhje me shëndetin e presidentit rus Vladimir Putin.
Së fundmi, opozita në Moskë pretendon se lideri rus ka kryer një operacion të suksesshëm për të hequr një tumor të rrezikshëm nga trupi i tij.
Lajmi është bërë i ditur në kanalin e Telegramit të medias SVR, ku thuhet se Putin ka hequr një tumor nga barku, që i rrezikonte jetën.
Po ashtu, thuhet se për shkak të këtij operacioni, paraqitja televizive e liderit rus të martën e kaluar (17 maj) ishte e regjistruar paraprakisht për të mbuluar pikërisht këtë gjë.
Kremlini zyrtar nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këtë lajm, ashtu siç ka vepruar dhe në rastet e mëparshme.
