Të fundit

“Shpifës”, “E dimë çka ke bo”, akuza mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka shqyrtuar raportin e auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës (2018-2020)”.

Në këtë komision është zhvilluar debat i ashpër në mes të deputetëve të pozitës dhe opozitës, saktësisht Hajdar Beqës së PDK-së dhe Halil Thaçit të VV-së.

Gjatë mbledhjes, Beqa i kërkoi Thaçit që të flasë dhe mos ta luajë rolin e zëdhënësit të KEK-ut.

“Nuk ki nevojë me bë zëdhënësin”, i tha deputeti opozitar Thaçit.

Ky i fundit ia ktheu duke i thënë se ai është shpifës. “Shpifës je vetë”, iu kundërpërgjigj Beqa.

Megjithatë, kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi tha se duhet që të gjitha proceset të përmirësohen. “Por më besoni se nuk është lehtë dhe nuk bëhet shpejtë”.

Kësisoj, deputeti Eman Rrahmani nga VV-ja, tha se nuk ka pasur të gjetura që nuk vërtetohet se nuk ka pasur shkelje të ligjit.

“A është kjo pse ju jeni fokusuar te performanca se sa te rregullsia”, theksoi ai.

Ndërkohë, auditori Arben Selimi deklaroi se në asnjë rast nuk anashkalohet çështja e mashtrimit.

“Sa herë hasim edhe në mashtrim gjithsesi e raportojmë. Në rast se vlerësohet në të ardhmen se ndonjëra prej këtyre përbën mashtrim, ne e adresojmë e raportojmë tek organet kompetente”.

“Faktet të gjitha i kemi prezantuar. Nëse edhe prokuroria e kushdo qoftë e vlerësojnë që është çështje për hetim. E kanë edhe përkrahjen tonë dhe çdo informatë mundemi me u’a ofru”.

Rrahmani i LVV-së lidhur me këtë tha se kjo është pasqyrë e qeverisjes së PDK-së dhe AAK-së ndër vite.

Beqa i PDK-së iu kundërpërgjigj se është mirë kur të flitet për të kaluarën që të shpalosen faktet dhe argumentet.

“Më vjen mirë nëse ja qëllon najher. E di që ki qef me ditë është mirë edhe me lexu. KEK-u ka qenë dhe ka me qenë edhe kur s’kemi me qenë deputet. Është mirë kur të doni për të kaluarën të folni me fakte dhe argumente. Qe po e marrim zyrën e auditimit të brendshëm Albin Kurti e ka bë kryeshefi”.

Më pas, Rrahmani u shpreh se i beson Hajdarit që njëherë ia ka tregu vendin qytetari.

“Gjithë e dinë që edhe ndërmarrjen ku ka qenë kryeshef e dimë që nuk është mirë me hy këtyre seneve se të paktën krejt e dimë çka ke bo qysh ke bo. Të respektojmë si deputet dhe duhesh me i respektu qytetarët të cilët e kanë pru secilin deputet”.

Beqa në replikën e tij tha se Rrahmanit i nevojiten katër jetë, për sa ka kontribuar vetë ai.

“Unë për kohën që kam menaxhuar ndihem mirë. Çdo vit kamë rritë performancën. Me kontribu Ti për aq sa kom kontribu unë unë, ty në vynë edh e katër jetë”.

Në këtë debat u përfshi prapë deputeti Thaçi.

“Beqa e përmendi drejtorin e auditimit është emëruar keyeshef ekzekutiv në Qeverinë Kurti një, nuk është e vërtetë. Drejtori edhe kryetari i bordit munden mos me qenë në dijeni. Po unë jam saktë në dijeni, nuk është e vërtetë”, theksoi ai.

Krejt në fund, Beqa tha se po i pëlqen se Thaçi po e luan mirë zëdhënësin e KEK-ut.

“Po më pëlqen se zoti Thaçi po e luanë mirë edhe zëdhënësin e KEK-ut. Problemi është se drejtori financiar është personi i dytë pas kryeshefit. Por unë prape po them kam respekt për secilin nëse e kryen punën me nder dhe përkushtim”, u shpreh ai. /EO

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci