Të fundit

Alarmi për bombë në Rektorat rezultoi i rrejshëm

Policia e Kosovës ka njoftuar se alarmi për bombë në objektin e rektoratit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka rezultuar të jetë i rrejshëm.

Në një komunikatë për media nga Policia kanë bërë të ditur se njësitet policore kanë bërë kontrollin e detajuar të zonës.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapsirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mejtet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, njofton Policia.

Oborri i Rektoratit qëndroi i bllokuar për disa orë, pasi ky institucion pranoi kanosje me shpërthim përmes postës elektronike.

Kujtojmë se një alarm i tillë u bë edhe të martën e javës së kaluar, por rezultoi të ishte i rremë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci