Të fundit

Ukraina ‘do të jetë përfundimisht pjesë e BE’, thotë Franca

Ministri i Francës për Evropën, Clément Beaune, tha se ai është “i bindur” se Ukraina do të bëhet përfundimisht pjesë e BE-së, por se kjo do të marrë kohë, raporton Sky News, transmeton Paparaci.

Në fillim të kësaj jave ai tha se mund të duhen 15 deri në 20 vjet që Ukraina të bashkohet me bllokun.

Ai u tha gazetarëve sot: “Ne e dimë me ndershmëri se kërkon kohë dhe në këtë kohë nuk mund t’i lejojmë vetes thjesht të presim. Ne duhet të ushqejmë shpresën evropiane”.

Në fillim të këtij muaji, presidenti francez Emmanuel Macron propozoi krijimin e një “bashkësie të re politike evropiane” që do të lejonte bashkëpunim më të ngushtë me vendet që përpiqen të anëtarësohen në BE.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren e Ukrainës, Olga Stefanishyna, ai tha se komuniteti nuk do të ishte një alternativë ndaj anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci