Të fundit

Sulmohet me armë zjarri drejtori i “Agro Kosova Holding” në Suharekë

Është sulmuar me armë zjarri pranë shtëpisë, drejtori i kompanisë “AgroKosova Holding” e cila është nën administrimin e AKP-së, Bekim Krasniqi, kështu ka bërë të ditur për Paparacin zëdhënësi i Policisë, Vesel Gashi.

“Rreth orës 21:19 Bekim Krasniqi, drejtor i Agrokosova Holdin në Suharekë ,ka informuar se ka gjuajtje me armë. Reagimi policor ka qen i menjhereshem,Patrullat kan kontaktuar me ankuesi Bekim Krasniqi i cili deklaron se ka dëgjuar të shtëna por nuk është i sigurt se prej nga është shtën dhe me çka është shtën”.

Ndryshe ditë më parë, drejtori i kompanisë Bekim Krasniqi ka denoncuar në Polici shtatë persona pasi e kishin kërcënuar që do të “kërset plumbi”, pasi të njëjtit kishin livruar një pronë e cila i përket kompanisë “AgroKosova Holding”.

Sipas Policisë së Kosovës nuk ka persona të lënduar, kurse njësiti po merret me hetimet.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci