E marta e 24 majit është dita e 144-të e vitit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar të paktën 212 sulme të armatosura sivjet, sipas organizatës joqeveritare “Gun Violence Archive”. Kjo nënkupton se në SHBA ka pasur më shumë sulme të armatosura në masë sesa që ka pasur ditë më 2022.
Sulme në masë konsiderohen ato që kanë përfunduar me lëndimin ose vrasjen e katër e më shumë personave, pa përfshirë sulmuesin.
Vitin e shkuar, SHBA-ja ka regjistruar 693 sulme të tilla. Viti më herët ka regjistruar 611 ndërsa më 2019 ishin 417.
Sa i përket të shtënave në shkolla, sipas “Education Week”, më 2021 pati 34 incidente të tilla. Më 2020 ishin 10.
Të martën, në një shkollë fillore në Teksas një adoleshent i armatosur vrau 19 fëmijë e një mësuese. Forcat policore qëlluan për vdekje sulmuesin.
