Ismail Morina, i njohur si “Ballisti”, apo personi që lëshoi dronin me flamurin “Autochthonous” në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, është arrestuar sot nga Policia Shqiptare.
Bazuar në një postim në rrjetin e tij social, Ballisti është arrestuar në orët e para të mëngjesit në Kukës, ndërsa sipas tij ky arrestim ishte urdhër nga Beogradi.
“Perzekutimi vazhdon në simbiozën e etërve të tyre komunist me urdhën nga BEOGRADI i Miladinve ndaj shpirit te lirë”, thuhet në postimin e tij.
Kjo nuk është hera e parë që Morina përballet me Policinë Shqiptare.
