Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ka thënë se debati me liderët evropianë dhe botërorë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor ishte shumë i vështirë.
Vuçiq ka shkruar në llogarinë e tij në Instagram se ka marrë pjesë në seancën “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor” në Davos.
“Është vështirë të diskutohet e ardhmja e Ballkanit Perëndimor me liderët evropianë dhe rajonalë në Forumin Ekonomik Botëror”, ka pretenduar presidenti serb./Paparaci
