Të fundit

Iniciativa për tërheqjen nga Trusti “rrëzohet” në Komisionin për Buxhet

Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës ka hedhur poshtë iniciativën për tërheqjen e një pjese të mjeteve nga Trusti, në mbledhjen e mbajtur sot.

Kësisoj, Projektligji për Fondet Pensionale do t’i kalojë kuvendit në seancë plenare për shqyrtim në lexim të parë, pa mbështetjen e komisionit funksional.

Pesë anëtarë votuan për dhe pesë kundër propozimit të iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq një anëtare, Duda Balje nga Grupi Parlamentar 6+, abstenoi.

“Jemi pesë me pesë dhe një abstenim”, tha kryesuesi i komisionit, deputeti i shumicës qeverisëse, Armend Muja. “Ky propozim nuk e ka marrë miratimin e komisionit”.

Përfaqësuesit e shumicës qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër miratimit të rekomandimit për iniciativën, ndërkaq pesë anëtarët e opozitës votuan pro.

Në mbledhjen e sotme të komisionit, mori pjesë edhe deputeti që inicioi propozimet për ndryshimet ligjore në Ligjin për Fondet Pensionale, Bekim Haxhiu i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai, prezantoi para anëtarëve të komisionit propozimet për mundësimin e qytetarëve që të tërheqin një pjesë të mjeteve të tyre të kursyera në Fondet Pensionale.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja kundërshtoi zëshëm iniciativën. Ai tha se kjo nismë është “skandaloze dhe abuzive”, si dhe sipas tij, ajo rrezikon Fondet Pensionale të Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci