Të fundit

Arsyeja e Arben Vitisë pse nuk dha dorëheqje më heret nga pozita e minstrit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka treguar pse nuk dha më herët dorëheqje nga pozita që mbante, për t’u zyrtarizuar si kandidat i LVV-së për kryetar të Prishtinës.

Vitia u shpreh se për arsye morale nuk dëshironte të dorëhiqej nga kjo pozitë sepse e kishte për obligim të siguronte vaksinat kundër COVID-19.

“Duke parë një kontiniutet që ishte nga ana ime nga fillimi si minister, sidomos në këtë pjesën e dytë të Qeverisë Kurti 2, në asnjë moment nuk kam menduar se duhet të largohem nga MSH-ja me gjithë rrezikun për arsye se problemi i shëndetit publik nuk i prekte vetëm qytetarët e Kosovës”, ka thënë Vitia në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.

Madje për këtë gjë, ai thotë se ranë në dakordim edhe me Albin Kurtin, kryetarin e LVV-së.

“Unë isha me përvojë dhe personi i duhur për sigurimin e vaksinave, edhe atëherë ishte një diskutim moral edhe nga Kryesia e VV-së, edhe Kurti si kryetar i VV-së por edhe unë menduam, se përkundër të gjitha rrisqeve, unë do të mbaja pozitën e ministrit që të siguroja vaksinën. Dhe mendoj se kjo ka treguar sukses sepse për dy muaj u sigurua një kontratë që ishte përtej çdo parashikimi”, tha Vitia në RTV Dukagjini.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci