Të fundit

Del nga radari një avion në Kroaci

Autoritetet kroate janë në kërkim të një avioni të vogël që doli nga radari të dielën.

Siç raportojnë mediat kroate, avioni i tipit Cessna 182, u ngrit nga qyteti i Splitit e u zhduk nga radari në orën 9:25, derisa po fluturonte në drejtim të Gjermanisë.

Policia kroate theksoi se i kanë dërguar ekipet e shpëtimit për kontroll të zonës me dronë, në bord ishte piloti me katër persona të tjerë.

Drejtoria e Mbrojtjes Civile kroate njoftoi se janë aktivizuar mbi 100 persona në terren për gjetjen e avionit.

“Terreni është vërtet i madh, disa kilometra në secilin drejtim. Do të kemi më shumë informacion kur skuadrat të kthehen nga terreni”, u tha për mediumin kroat “Dnevnik” nga ekipi i shpëtimit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci