Të fundit

Hovenier takon politikanët serbë të shtypur nga regjimi i Vuçiqit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier ka takuar përfaqësuesit e komunitetit serb të Kosovës.

Ai tha se diveristeti i Kosovës është ndër pikat më të forta të saj.

Në takim ishin prezent  ish-ministri Nenad Rashiq, ish-deputetja Rada Trajkoviq dhe Nenad Radosavljeviq, të cilët vazhdimisht janë kritikuar dhe shtypur nga regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Hovenier shtoi se është mirë të diskutosh se si liderët e këtij komuniteti sigurojnë që Kosova të sjellë rezultate për të gjithë qytetarët.

“Diversiteti i Kosovës është ndër pikat më të forta të saj. Është mirë të dëgjosh nga zëra të ndryshëm që përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës dhe të diskutosh se si liderët e komunitetit duke punuar së bashku mund të sigurojnë që Kosova të sjellë rezultate për të gjithë qytetarët e saj”, shkroi ai në një postim në Twitter.

https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1531633827789033472?cxt=HHwWgMCy9b62usEqAAAA

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci