Një djalë është raportuar i zhdukur në Prishtinë.
Sipas njoftimit nga Policia, rastin e ka lajmëruar babai i tij më 1 qershor. Ai ka thënë se para dy jave kishte kontaktuar me djalin e tij dhe që nga ajo ditë më nuk kishte pasur kontakt dhe nuk e di vendndodhjen e tij.
Policia nuk ka dhënë detaje se sa vjeçar është djali për të cilin raportohet se është zhdukur.
