Të fundit

Kryeministri Kurti udhëton për në Britani të Madhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Britani të Madhe, njoftoi sot qeveria.

Përmes një njoftimi për media, qeveria tha se gjatë qëndrimit atje, kryeministri do të zhvillojë takime të nivelit të lartë.

“Në mesin e tyre, ai do të takohet me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ndërkaq, sot gjatë ditës ai do të mbajë një ligjëratë të hapur në Oxford Union, kurse nesër një të tillë në Universitetin e Cambridge. 

Kurti takoi kryeministrin britanik, Boris Johnson më 28 shkurt të këtij viti në samitin vjetor për investime në Ballkanin Perëndimor, i cili mbahet në çdo vit në Londër.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci