Të fundit

Vdes muzikanti i njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare, muzikanti i grupit Bon Jovi, Alec John Such.

Këtë e bënë të ditur grupi i njohur përmes një njoftimi mortor në rrjete sociale.

Shkaku i vdekjes së John Such, ende mbetet i panjohur, megjithatë, Bon Jovi, theksohet të ketë mbetur ‘zemërthyer’ nga vdekja e basistit të parë të grupit.

”Ne jemi të lënduar kur dëgjojmë lajmin e mikut tonë të dashur Alec John Such. Ai ishte një origjinal. Si një anëtar themelues i Bon Jovi, Alec ishte pjesë përbërëse e formimit të grupit. Për të qenë i sinqertë, ne gjetëm rrugën drejt njëri-tjetrit përmes tij – ai ishte një shok fëmijërie me Tico dhe solli Richie të na shihte të performonim”, thuhet në reagimin e tyre.

Bon Jovi, njihen më së shumti për hitin e tyre ”It’s my life”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci